INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë nga të dashurit, Gigi Hadid dhe Taylor Swift “ngushëllojnë” njëra-tjetrën

U ndanë nga të dashurit, Gigi Hadid dhe Taylor Swift “ngushëllojnë” njëra-tjetrën

Publikuar më: 20:34 03-06-2016

Si mikesha të mira që janë, Gigi Hadid dhe Taylor Swift, po ndihmojnë njëra tjetrën pas ndarjeve nga të dashurit e tyre. I dashuri i Taylorit, Calvin Harris, i dha fund marrëdhënies me këngëtaren dhe ajo  çfarë mbetet mes tyre është shumë dashuri dhe respekt. Ndërkohë edhe Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë, ndoshta jo zyrtarisht, sepse kjo mund të përkthehet si një hapësirë që i kanë lënë njëri-tjetrit, e nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.

Një burim tha për E! se: “Gigi dhe Taylor aktualisht po mbështesin njëra-tjetrën  si dy shoqe të ngushta dhe gjatë kësaj kohe janë lidhur shumë”. 

Një tjetër burim tha se Gigi dhe Zayn, u ndanë por do të rikthehen sëbashku përsëri. Është e paqartë se çfarë po ndodh mes tyre, pasi kanë pasur edhe një zënkë te festa e ditëlinjdes së Gigit në LA.  

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502