Kanë kaluar rreth 8 muaj që nga finalja e madhe e “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij. Ai i shprehu dashurinë publikisht dhe dolën si çift nga programi.
Mirëpo kanë kaluar kaq shumë muaj dhe dyshja nuk janë parë asnjëherë bashkë. Si Meri, ashtu dhe Saimiri janë shumë aktivë në rrjete sociale, por postimet e tyre nuk kanë asnjë të përbashkët.
Së fundmi, Meri është parë në shoqërinë e ish-konkurrentit të “Përputhen”, Muratit. Dyshja kanë dalë bashkë mbrëmjen e djeshme, së bashku me konkurrentin e “Përputhen 3”, Brunon dhe disa të tjerë.
Vetë Meri ka ripostuar një video në shoqërinë e tyre.