INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ngacmua nga shefja e policisë, kryeinspektori fiton 870 mijë paund

U ngacmua nga shefja e policisë, kryeinspektori fiton 870 mijë paund

Publikuar më: 10:01 23-05-2018

Një shef policie në Londër fitoi çështjen duke u shpërblyer me një pagesë prej 870,000 paund pasi çoi në gjykatë shefen  e tij me arsyetimin se vuajti ngacmime  në punë.  Inspektori kryesor i skuadrës së ndërhyrjes Adrian Denby ka fituar një rast të rëndësishëm seksizmi kundër shefes e cila kundërshtoi që oficerët e policisë të vendosnin birra në frigoriferin e punës, si dhe ndaloi që meshkuj të ecnin vetëm me peshqir. Denby fitoi shumën e parave pasi u trajtua në mënyrë të padrejtë nga zëvendës-komandantja Maxine de Brunner.  Inspektori 49 vjeç, u hoq nga posti i tij përgjegjës që kishte në një njësi taktike, pasi Brunner nisi një fushatë për të sfiduar kulturën ‘mashkullore’ të skuadrës. Zonja de Brunner u zemërua pasi kishte parë një oficer policie që ecte vetëm me një peshqir rreth belit drejt zyrës ndërsa po doli nga dhoma e dushit. Ajo gjithashtu nisi një hetim pasi disa birra u gjetën në një frigorifer. Gjykata gjeti se Denby u diskriminua kur u hoq nga posti i tij në tetor 2014 dhe ndaj tij u vendosën pesë kufizime. Gjyqtarja e çështjes deklaroi rasti i kryeinspektorit ishte 'i habitshëm për padrejtësinë që ishte bërë ndaj tij’ dhe arriti në përfundimin se trajtimi i bërë ishte seksit.  Sipas trupit gjykues Denby u diskriminua dhe policia e Londrës duhet ti paguaj atij kompensim, sipas një marrëveshje të bërë jashtë gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818