INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ngritën dyshime për pasurinë, gjyqtari kalon sitën e Vettingut

U ngritën dyshime për pasurinë, gjyqtari kalon sitën e Vettingut

Publikuar më: 08:29 25-07-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli, duke e konfirmuar atë në detyrë. Në seancën dëgjimore, KPK u shpreh se Astrit Faqolli ka bërë deklarim të saktë në ILDKP, me burime të justifikuara dhe nuk ka pasur fshehje të pasurisë.
Në pritje të vendimit mbi pastërtinë e figurës së tij Faqolli vendosi që të jetë në sallë bashkë me avokatin e tij në momentin kur iu komunikua vendimi nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa.
Gjyqtari Faqolli arriti të kalojë me sukses Vettingun edhe pse në seancën dëgjimore KPK konstatonte se DSIK ka paraqitur një raport i cili konstaton papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës.
Bëhet fjalë për dyshime që u ngritën për pasurinë e gjyqtarit Faqolli.
Duke marrë në konsideratë edhe thëniet e një gjyqtari të pyetur gjatë hetimit, KPK ka konstatuar se gjyqtari nuk ka deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes. Gjithashtu, KPK ka zbuluar se deklaratën e Vettingut, gjyqtari i ka deklaruar të ardhurat me lekë të vjetra, çka është e palejuar në një dokument zyrtar.
Ndërkohë, gjyqtari është shprehur duke thënë se ishte një gabim njerëzor i tij në deklaratën e 2004 dhe 2005.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627