President i Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një ftes për shqiptarët.
I pranishëm në liqenin e Plavës, Meta nëpërmjet një video, ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të vizitojnë këtë mrekulli natyrore.
“Të dashur miq, mos e humbi mundësinë të vizitoni këtë liqen të mrekullueshëm të Plavës, i cili është mbi 900 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet të cilat i takojnë parajsës”, shprehet Meta.
Tradita e urimit të 'mirëmëngjesit' nga vende të ndryshme dhe me këshilla të vyera ka përfshirë dhe kreun e shtetit pas Edi Ramës.