INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U nis nga Shqipëria për të bërë seks me 14-vjeçaret në Angli, ja si ra në kurth i riu shqiptar [VIDEO]

U nis nga Shqipëria për të bërë seks me 14-vjeçaret në Angli, ja si ra në kurth i riu shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 08-08-2017

Kur rrjetet sociale të bëjnë gjëmën!

22-vjeçari nga Kukësi, Eduart Matranxhi, është vënë në pranga pasi udhëtoi ilegalisht nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura 14 vjeçe me emrin Laura dhe Louise. Por shqiptari ra në kurth pasi në fakt ai ishte duke folur me një grup i njohur si Rojtarët e Veriut i cili gjurmon pedofilët dhe ai bie në lojën e tyre dhe e pëson keq.

Matranxhi komunikoi online me vajzat e mitura dhe sipas bisedave që kanë siguruar mediat britanike shqiptari kërkoi të kryej marrëdhënie me to.

Në 30 qershor ai ra dakort të takohej me njërën nga vajzat në Sunderland, por nuk arriti të takohej.  Grupi i anti-pedofilëve “Rojtarët e Veriut”  e gjurmoi shqiptarin nepërmjet mesazheve online dhe arritën ta gjejnë. Ata e ndaluan duke pritur që të vinte policia që ta arrestonin (siç mund ta shikoni në video)

Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjetën në xhep dy perzevativë.

Ngjarja është publikuar sot nga mediat angleze por ka ndodhur para disa ditësh në 30 korrik të këtij viti.

Gjatë seancës gjyqësore hetuesi i çështjes u shpreh se bisedat mes tyre nisën normalisht thjesht me një përshëndetje. Vajzat  e rreme e pyetën sa vjec ishte dhe më pas e gënjyen se ishin 14 vjeç.

Shumë shpejt biseda mes tyre nisi të rrotulllohej rreth temave të seksit duke i pyetur vajzat nëse ishin të virgjëra.

Ato u përgjigjën po ndërsa ai i pyeti nëse do të donin të kryenin marrëdhënie me dikë.

Gjykata e shpalli fajtor dhe dënoi shqiptarin i cili kishte nevojë për përkthyes me 12 muaj, se u përpoq të kryente marrëdhënie me dy të mitura.

Ndërsa avokati shqiptarit u shpreh se ai ishte në Britani në mënyrë ilegale dhe se do të deportohej në Shqipëri.

“Ai erdhi përmes një kamioni. Erdhi këtu se donte të punonte, shkruan Shqiptarja.com. Ai jeton në Shqipëri së bashku me familjen. Ai ishte i papunë dhe erdhi në Britani ilegalisht. Fillimisht nisi punë në një lavazh. Ai dëshiron të kthehet tek familja e tij edhe nënën e ka sëmurë, erdhi këtu i dëshpëruar” shprehet avokati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047