Modelja Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Ajo di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me pozat e saj provokuese, por edhe me komentet pikante që shkëmben me fansat e saj. Por kohët e fundit nuk e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale, e shohim thjesht duke bërë ndonjë koment apo “like” në fotot e miqve të saj. Modelja ka vendosur të rikthehet sot me një foto ku shfaqet si gjithmonë shumë provokuese.
Oriola shfaqet në breg të detit, e veshur me një fustan të tejdukshëm e flokët e lagura teksa vështron shumë seksi nga kamera.
"Duke bërë histori në modelingun shqiptar", shkruan Oriola teksa foto menjëherë ka marrë komente të shumta, shumica prej tyre komplimente.
Mirëpo modelja seksi ka bërë një gabim të vogël që i falet. Në vend që të shkruante “In Albanian modeling” ajo ka shkruar “In Albania modeling” dhe ky detaj nuk u ka shpëtuar fansave.