INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U padit nga fqinjët, gjykata vendos të dënojë gjelin e zhurmshëm

U padit nga fqinjët, gjykata vendos të dënojë gjelin e zhurmshëm

Publikuar më: 09:42 10-07-2019

Pak ditë më parë në shumë media u raportua për padinë më të cuditshme të dëgjuar ndonjëherë.

Një çift paditën gjelin e fqinjes se i shqetësonte duke kënduar plot 44 herë në ditë. Një ngjarje e tillë u regjistrua në një komunë të Zvicrës.

Dhe duket se gjykata e mori seriozisht padinë duke dënuar gjelin. Gjelit iu vendosën orare, ai mund të këndojë cdo ditë nga ora 8 deri në orën 22 fiks ndërsa të dielën duhet të nis këndimin në orën 9 fiks.

Në pjesën tjetër të ditës pronari duhet ta mbajë të mbyllur.

Në vendimin e saj gjykata specifikoi se ka gjela të veçantë që konsiderohen edhe si ndotje akustike.

E në fakt gjyqi i kushtoi jo pak paditësve por plot 5200 franga.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646