Një nga të ftuarit e mbrëmjes në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca ishte reperi i njohur Gent Fatali.
Sfida e Gentit ishte “Paintball”, ku reperi duhet të zbulonte disa të vërteta që publiku nuk i ka ditur më herët dhe në këtë sfidë ai na tregoi shumë.
Pyetjes se me cilin nga personazhet e njohur në tabelë Genti nuk flet, reperi u shpreh kështu:
“Me Erën kemi patur një periudhë kur s’kemi folur, por i kemi rregulluar raportet” , ka thënë ai, por na habiti me personazhin që qëlloi dhe ajo ishte e ashtuquajtura “kanata” e tij, Loredana. Reperi tregoi se nuk kanë asnjë problem mes tyre, thjesht nuk kanë komunikim.