Nesër do të mbahet finalja e Botërorit të Futbollit Rusi 2018, ku do të performojë edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi. Ndërkohë ditën e djeshme ajo u shfaq në konferencë bashkë me dy bashkëpunëtorët në këngë, Will Smith dhe Nicky Jam. Era u shfaq e veshur me një kostum jeshil i cili e nxirrte mjaft elegante. Por sa kushtoi?
Sipas 'Whattheywearin', xhaketa nga Whyte Studio e Erës ka kushtuar 394,75€, atletet Gucci 1,200€, pantallonat 366€ dhe varësja J’adior 290€. Në total, këngëtarja ka shpenzuar plot 2251€.