INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U paraqit si studente për të folur lidhur me protestën, moderatorja përzë nga studio juristen e Ministrisë së Arsimit [FOTO]

U paraqit si studente për të folur lidhur me protestën, moderatorja përzë nga studio juristen e Ministrisë së Arsimit [FOTO]

Publikuar më: 22:52 11-12-2018

Një juriste e Ministrisë së Arsimit është prezantuar si studente në emisionin e Rudina Xhungës. Ajo ka bërë pyetje si studente edhe pse në fakt është e punësuar dhe me kohë të plotë në institucionin që ka detyrë përmbushjen e kërkesave të studenteve.

Por në rrjetet sociale është identifikuar, si dhe nga studentët e tjerë të pranishëm. Ish-zëvendësministri Taulant Muka ka publikuar dhe foton e saj në Facebook. “Kënaqësi të isha me studentët LIVE! Dhe shumë i lumtur që më kërkuan t’ju bashkangjitem! Do bëj valixhet dhe do ju bashkohem protestës së studentëve. PS: Une nuk e shihja panelin se isha në skype, dhe ishte një vajzë që pyeste si studente, pyetje provokative alla politike. Në fakt ishtë Adelina Laci, juriste tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë! Çprovokime të rëndomta!”,- shkruan Muka.

Pas këtij denoncimi, gjatë reklamave, juristja “studente” është përzënë nga studio.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

muka.png

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889