Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas.
Ish-çifti nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.
Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.
A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision?
“S’mund të them që jam penduar”- u shpreh Mevlani.
Ndërsa për një përgjigje për intervistën e Ledjanës 1 havë më parë, ai shprehet kështu:
”E bukuur sikur zanaaa”, këndoi Mevlani.
Gjatë intervistës nuk kanë munguar pyetje pikante rreth jetës private. “Marrëdhënia e fundit seksuale kur?”, është pyetur ai.
Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Mevlani nuk ka hezituar të përgjigjet. “Sot në mëngjes”, është shprehur ish-konkurrenti i “Përputhen”.