Sara duket se e ka dëgjuar thirrjen e Atdheut për ribashkim. I ftuar në një emision Atdheu tregoi se ka qenë Sara ajo që është ndarë prej tij dhe la të kuptohej se do e donte një rikthim.
“Sara kishte thënë në një intervistë, dje a pardje e pashë, që s’ka shanse më me Atdheun. Por jetës nuk i dihet i them Sarës. Sara më ka lënë, nuk e kam lënë unë atë. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Atdheu.
Pas deklaratës së tij, Sara postoi një video ku shfaqej me Atdheun në makinë dhe shkruan se i mungon ai.
“Më mungon”, shkruan Sara krah videos së vjetër nga koha kur ishin bashkë.
Mirëpo së fundmi një deklaratë e një foto ka bërë rrjetin lëmsh.
Ai ka publikuar një foto vetëm ku shkruan: Nese do të mallkosh dikë thuaj “U dashurofsh!”
Ajo që na tërhoqi vëmendjen është fakti se ne të njejtin vend Atdheu ka patur foto me Sarën. Ta ketë për atë vallë? Për më tepër përflitet se dyshja është gati të pajtohen sërish.