INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përdhunua nga 54-vjeçari, reagon e mitura: Ndihem e tmerruar, nuk e di se si do ta përballoj

U përdhunua nga 54-vjeçari, reagon e mitura: Ndihem e tmerruar, nuk e di se si do ta përballoj

Publikuar më: 14:31 03-06-2018

Disa ditë më parë gjykata e Korçës dënoi me 4 vite e 8 muaj 54-vjeçarin Ligor Biba, që përdhunoi dhe la shtatzënë bashkëfshataren e tij të mitur.
Pas dënimit familjarët e viktimës kanë reaguar të zhgënjyer.
Viktima Xh. Biba 15-vjeç është shprehur se ndihet e tmerruar se pas 4 vitesh ai do dal dhe nuk di se si ta përballoj.
“Çfarë ligji është ky? Unë ndihem e tmerruar. Nuk e kuptoj dot. Ai do dalë shumë shpejt dhe unë nuk e di si do ta përballoj këtë gjë. Ai të rrijë në burg. 20 vjet të ishte dënuar, 4 vjet burg është shumë pak pasi mua më shkatërroi jetën.
Më duket sikur do ndodhë përsëri e njëjta gjë. Fëmijën nuk e mbaja dot, familja ime s’ka mundësi ta rrisë. Jemi të varfër”, është shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664