INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përdhunua nga emigrantët, politikania gjermane gënjeu policinë për kombësinë e tyre

U përdhunua nga emigrantët, politikania gjermane gënjeu policinë për kombësinë e tyre

Publikuar më: 17:57 05-07-2016

Një politikane e re e majtë gjermane ka pranuar se ka gënjyer policinë në lidhje me përkatësinë etnike të tre burrave që e përdhunuan atë sepse do të shkaktonte pasoja të dëmshme për refugjatët në vendin e saj.  Selin Goren, zëdhënsja kombëtare e lëvizjes rinore të krahut të majtë “Solid”, u sulmua nga tre burra në janar në qytetin e Mannheim ku ajo punon si aktiviste e refugjatëve. 24 vjeçarja u ndalua natën vonë në një shesh lojrash ku ajo tha se u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me dhunuesit e saj.  Pas sulmit ajo shkoi në polici, por nuk u tregoi atyre përkatësinë etnike e sulmuesve, nësa ata po flisnin arabisht apo Farsi, ajo deklaroi se është përdhunuar nga gjermanfolës, pasi kishte frikë nga reagimet ndaj emigrantëve. Tani ajo ka folur për revistën Spiegel, duke treguar se pse ka gënjyer. Pas intervistës së saj të parë në fund të janarit, ajo u kthye në polici 12 orë më vonë për tu treguar atë historinë e vërtetë. Ishte një mikeshë e saj që ia mbushi mendjen të kthehej përsëri në polici për të treguar historinë e vertetë, ngaqe një precedent i tillë kishte ndodhur edhe me një femër tjetër, dhe Selin nuk mund të qëndronte duarkryq ndaj këtij fenomeni.  Ajo tani thotë se njerëzit nuk duhet ta shtrembërojnë të vertetën, edhe në qoftë se ajo është politikisht e domosdoshme për ta bërë këtë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379