INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përdhunua nga i dashuri i nënës, 10-vjeçarja lind foshnjen nga abuzimi

U përdhunua nga i dashuri i nënës, 10-vjeçarja lind foshnjen nga abuzimi

Publikuar më: 13:24 28-09-2018

E tmerrshme! Një vajzë 10-vjeçare mbeti shtatzënë dhe solli në jetë një fëmijë si pasojë e abuzimeve seksuale të pësuara nga i dashuri i nënës. Gruaja, deklaroi se dinte gjithçka, por nuk i kishte denoncuar abuzimet. Burri i moshës 36-vjeçare, Nicholas Deon Thrash, u dënua këtë të martë me 160 vite burg, ndërsa nëna e vajzës do të qëndrojë 20 vite në qeli. Minorenia, e cila tashmë është 12 vjeçe dhe nënë e një fëmije, i kishte treguar gjithçka së ëmës, por kjo e fundit dhe ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës, lejoi abuzuesin e vajzës që të jetonte në shtëpinë e tyre në Indiana, SHBA. Prokurorja e çështjes Lisa Glancy, deklaroi se është e lumtur për të mirën e vajzës, që gruaja u shpall fajtore. Vajza tani është dërguar në një qendër sociale, ndërkohë që foshnja i ardhur në jetë u dha për birësim.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457