Pas lajmeve për favorizimin e Damianos nga Olti Curri, nuk ka vonuar reagimi i opinionistit të Fan Club.
Kanë qarkulluar thashetheme, madje edhe disa mesazhe gjatë ditës së djeshme ku bëhej ditur fakti se Olti Curri po favorizon një nga banorët e Big Brother, Damianon. Sipas këtyre lajmeve e gjitha kjo është bërë kundrejt një “pakoje” që supozohet të ketë marrë opinionisti. Olti i është përgjigjur fjalëve me një status në Facebook, ku përveçse kundërshton hapur thashethemet me arsyetimin se nuk mund të ndërhyjë në përzgjedhjen e banorëve “për t’i masakruar më pas në Fan Club”, por ka servirur edhe disa të reja interesante rreth personave që sipas tij i kanë përhapur këto fjalë. Ja statusi i tij i plotë: