Moderatorja e njohur Liberta Spahiu është gjithmonë në qendër të mediave rozë, që kur u përfol për një romancë me këngëtarin Flori Mumajesin.
Së fundmi, e pyetur nga një ndjekës nëse është në një lidhje aktualisht, Liberta i ka lënë të gjithë në dyshime.
'Tregomë a je singel, a me naj kon', i shkruan ndjekësi ndërkohë që ajo ia kthen:
'Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa 'A je single a me naj kon'.
Kujtojmë që Spahiu gjithmonë e ka mbajtur jetën e saj private të fshehtë, por viti 2018 ishte ai që trazoi të vërtetat për Libertën.