Disa kohë më parë, modelja e njohur Kendall Jenner, u përfol për një lidhje me basketbollistin e njohur Devin Booker, pasi ata u fotografuan duke udhëtuar së bashku. Ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte fakti se basketbollisti ka qenë ish-i dashuri i Jordyn Woods, ish-shoqes së ngushtë të Kylie-t.
“Entertainment Tonight”, së fundmi ka zbuluar gjithçka nga raporti i tyre dhe nuk është aspak ashtu siç dukej.
Burime të afërta me lojtarin 23-vjeçar të NBA-së kanë mohuar se një romancë e mundshme mes basketbollistit dhe modeles së njohur ekziston, duke thënë se dyshja “nuk janë duke u takuar” e as nuk janë “në lidhje”.
Burimi ka shtuar se ata janë parë bashkë, pasi kanë rreth shoqëror të përbashkët.