Moderatoja e dashur për publikun, Kiara Tito gjithmonë është përpjekur ta mbajë jetën private larg syve të publikut. Kiara s’ka duruar më gjatë dhe ka treguar për “Pushime On Top” statusin dhe “problemin” e saj se përse akoma vazhdon të jetë single.
Ajo ka treguar se për momentin nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj që t’i ketë rrëmbyer zemrën, ndaj edhe këtë vit pushimet bëhen me shoqërinë.
“Po tani me kë t’i bëj? Me shoqërinë! Unë nuk di të flirtoj. S’kam asnjë lajm të ri për momentin. Jam single”, u shpreh Kiara.