INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për ndarje nga partneri,  Bora Zemani na rrëfen...[FOTO]

U përfol për ndarje nga partneri, Bora Zemani na rrëfen...[FOTO]

Publikuar më: 14:07 10-12-2017

Ishte i bujshëm thashethemi i para pak ditëve se gazetarja sportive Bora Zemani është ndarë nga bashkëshorti i saj Dj Vin Veli.

Ishin miqtë e tyre të afërm të cilët konfirmuan një lajm të tillë.

Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe moderatorja Luana Vjollca e ka pyetur Borën “Se si duhet të jetë një jetë bashkëshortore e përkryer” ndërsa Bora i është përgjigjur: “Nuk e di nuk kam qenë ndonjëherë e martuar”

Duke vazhduar më tej për të zbuluar më shumë Luana e ka pyetur Borën në lidhjen me thashethemet që qarkullojnë për ndarjen nga bashkëshorti.

Mirëpo, duke qenë se ishte në ajër në mes të skenës, gazetarja përfitoi nga pozicioni duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

“Ëëë nuk jam e sigurt këtu lart më zbrisni poshtë!”, tha ajo.

Ndërsa Luana këmbënguli edhe njëherë nëse nuk mund të përgjigjej nga aty lart. “Jo” ia ktheu Bora.

o_f239.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042331218719482