Adrola Dushi dhe Capital T kanë qenë së fundmi shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja janë në një lidhje. Ishte foto e postuar nga Capital T ajo që nisi thashethemet, të cilat dyshja i mohuan.
Mbrëmjen e sotme, Adrola ishte e ftuar në emisionin "NIN", ku Adrola ka folur për herë të parë rreth lajmeve.
"Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time", tha Adrola.
Alaudin: Si shok?
Adrola: Si shok sigurisht.
Kur u pyet lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, Adrola tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.