Rike Roçi dhe historia e saj me reperin e famshëm Noizy është kthyer tashmë në një telenovelë të vërtetë.
E ngacmuar shpesh nga fansat Rike ka mohuar çdo aludim në lidhje me faktin se ka qenë e lidhur me Noizyn.
Ajo e ka përmendur shpesh se me të kanë qenë vetëm shokë të mirë dhe asgjë më tepër.
Por, duket se fansat janë të sigurtë se midis tyre ka ndodhur një histori, ndërsa Rike vazhdon dhe na ngacmon me postimet e saj në lidhje me këtë temë.
Ajo ka postuar së fundmi biletat e një koncerti të Noizyt në Itali, aty ku dhe ish-banorja e “Big Brother” jeton.
Ndërkohë në sfond të “InstaStory-t” dëgjohet kënga e Noizyt – AK47.
Ndoshta duhet t’i japim fund kësaj historie, por siç shihet modelja ka në posedim shumë bileta, dhe mund të aludojmë se është edhe pjesë e stafit, detaje këto të cilat i shtojnë ‘benzinë zjarrit’.