Cara Delevigne dhe Ashley Benson e kanë pranuar publikisht se janë në një lidhje dashurore me njëra-tjetrën.
Cara është përgjigjur shpeshherë për seksualitetin e saj, duke thënë se ajo nuk ak një vijë të qartë midis meshkujve dhe femrave, por duket se peshorja po anon më shumë në krahun e këtyre të fundit.
Deklarata më e bujshme e Carës është edhe ajo për revistën “People” ku shpjegonte se më parë do dëshironte një natë të zjarrtë seksi sesa një natë në klubet më ekskluzive.
Po ashtu ajo ka rrëfyer në deklarata rreth marrëdhënieve të saj intime.
Bukuroshja britanike shtoi se: “Ka disa njerëz që janë shumë seksi dhe flirtojnë shumë mirë me ju, por kur vjen puna tek seksi ata janë shumë të dobët”.
Kjo deklarata e fundit mendohet të jetë drejtuar tek një nga ish të dashurat e saj, ndër të cilat ishte edhe ylli Rita Ora.
Gjithashtu ajo zbuloi se i pëlqejnë personat që janë më të matur në jetën e përditshme, por kur vjen puna tek shtrati i pëlqen të sundohet nga partneret e saj.