Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët, të cilët paK më kohë më parë na surprizuan të gjithëve me bashkëpunimin në këngën “A don Love?”, e cila u shndwrrua menjwherw nw njw hit.
Ata madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo nuk zgjati për shumë kohë, para se shtypi rozë të vinte re se artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.
Një tregues jo i madh, por goxha i vlefshëm në ditët e sotme për të treguar se diçka nuk shkon. Të gjithë supozuan për një zënkë midis tyre.
Tashmë, pasi ka kaluar disa kohë, Noizy në “InstaStory-n” e tij ka shpërndarë posterin e një koncerti që do të zhvillojë së bashku me Dafinën dhe Ardian Bujupin. Prej kohësh nuk e shihnim në koncerte me këngëtaren nga Kosova dhe ndoshta ky është një sinjal i mirë, që gjërat po kthehen si më parë.