Këngëtarja e njohur, Kida është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo është përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin, Valon Berisha. Mirëpo ky i fundit i ftuar në “Prive” i hodhi poshtë të gjitha. Ai tha se e do shumë këngëtaren si vajzë dhe si artistë, por janë vetëm miq.
Ndërkohë, së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie.
Partneri, i cili është bashkëmoshatar me të, nuk është figurë publike dhe jeton në Dubai. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Kjo ka bërë që kurioziteti i fansave të jetë shumë i madh.