Jessica Kadiu, modelja e njohur, e cila është përfolur për një lidhje me Robert Berishën, është kthyer në Shqipëri. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram një intervistë të shkurtër nëpërmjet rubrikës ‘ask me’.
Një prej ndjekësve, e pyeti nëse pas ndarjes nga këngëtari ka nisur një tjetër lidhje.
“Je beqare apo në një marrëdhënie?”- u pyet ajo, pyetje të cilën modelja e shmangi duke bërë një paralele me dashurinë e saj për verën.
Një tjetër nga ndjekësit e saj, e pyeti modelen nëse është penduar ndonjëherë që i dha fund lidhjes.
“Jo asnjëherë. Gjithçka ndodh për një arsye”- u shpreh modelja.