Prej disa kohësh në rrjet po qarkullon lajmi se moderatorja e njohur, Roza Lati do të jetë një nga konkurrentet e “Big Brother VIP 2”. Mirëpo së fundmi Roza ka vendosur të reagojë lidhur me këtë çështje.
Moderatorja ka postuar një video në rrjetet e saj sociale duke dhënë përgigjen e shumëpritur.
“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh.
Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana.Faleminderit”, është shprehur Roza duke improvizuar sikur ndodhej në dhomën e rrëfimit.