Super modelia e njohur Gigi Hadid është fotografuar për herë të parë pas raportimeve se është ndarë nga i dashuri Zayn Malik.
Ajo është parë duke u larguar nga apartamenti i saj në Nju Jork me një veshje tejet të veçantë sportive, shkruan ‘Daily Mail’. 23-vjeçarja kishte kombinuar stilin e saj me veshjen ngjyrë të zezë dhe të gjelbërt.
Përkundër raportimeve për ndarjen nga këngëtari, bukuroshja bjonde nuk dukej në humor të keq.