Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie. U tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.
Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri njerëzin të dyshonin.
Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.