INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se është në pritje të ëmbël, moderatorja shqiptare rrëfen të vërtetën e FOTOS që na bëri të gjithëve të dyshojmë!

U përfol se është në pritje të ëmbël, moderatorja shqiptare rrëfen të vërtetën e FOTOS që na bëri të gjithëve të dyshojmë!

Publikuar më: 15:27 19-09-2020

Një foto që Bieta Sulo postoi në rrjete sociale, teksa mbante në duar një tollumbac ngjyrë rozë shkaktoi reagime të shumta dhe fansat menjëherë aluduan se ky ishte një “mesazh” se moderatorja është në pritje të ëmbël. Madje, ishin të shumtë ata që aluduan se mund të priste një vajzë për shkak të ngjyrës së tollumbaces.

View this post on Instagram

?

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Megjithatë, Bieta nuk ka lejuar që aludimet të vijojnë më gjatë dhe ka sqaruar se çfarë fshihet vërtetë pas kësaj fotoje. Ajo postoi një tjetër foto, ku sqaron se tollumbaci që mban në dorë nuk fsheh një shtatzani të mundshme dhe se “e vetmja gjë që mund t’i gjejë hamendësimeve është se pret me ditë të bëhet teze e një vajze”.

“Një foto pa tollumbac se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve, është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze. E vërteta e kësaj fotoje është më e thjeshtë: ai tollumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… Gjithsesi, ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë dhe pse parashikoj që do ta kem djalë.“, shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756