Marina Fara prej kohësh është munduar ta mbaj larg mediave jetën personale, pasi në rrjetet sociale u përhap lajmi se është shtatzënë. Dy muaj më parë Marina vendosi të qëndrojë larg rrjeteve sociale duke mbyllur kështu edhe llogarinë e saj në Instagram.
Por së fundmi Marina është rikthyer fuqishëm duke hapur një llogari të re në instagram. Postimet e saj në rrjetet sociale shkaktojnë gjithmonë bujë dhe komentohen shumë në rrjet. Por fotoja e fundit i ka çmendur të gjithë. Marina shfaqet e veshur me të bardha, me gjoksin pothuajse jashtë.
Edhe njëherë, Marina ka ditur si t’i provokojë ndjekësit e saj të shumtë.