Ata janë dy reperat më të preferuar dhe suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, ku këngët e tyre kthehen menjëherë në HITE dhe e kemi fjalën për Noizy dhe S4MM.
Në media është folur për prishjen e marrëdhënieve mes S4MM dhe Noizyt. Shkas për këtë u bë deklarata që bëri S4MM pas publikimit të albumit të fundit. Ai u shpreh se nuk kishte marrë përkrahje nga kolegët e tij ashtu siç kishte pritur.
Së fundmi, S4MM iu ka dhënë fund zërave për prishjen e marrëdhënies së tij me Noizyn, ku ditën e sotme ka publikuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory së bashku me Noizyn.
Siç mund ta shikoni dhe në foto, asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre dhe vazhdojnë të jenë miq.