Jo më larg se dy ditë më parë, lajmi se Xhensila Pere dhe Jurgen Kurti janë në një lidhje thuajse pushtoi të gjitha portalet.
Shkak për këtë ishte postimi i një fotoje që u bë virale në të cilën shfaqej Xhensila dhe Jurgeni në një pub.
Pasi lajmi u përhap me shpejtësi Xhensila ishte e para që reagoi duke shkruar se është lodhur nga lajmet që shkruajnë se e kanë kapur mat dhe se mes saj dhe Jurgenit ka vetëm shoqëri.
Një ditë më pas ka reaguar edhe Jurgen Kurti i cili në një postim në Instagram sqaron se është i fejuar prej 5 vitesh me partneren e tij Enxhi.
"Per jetaoshqef dhe gjith portalet qe postojn lajme te rreme, qe sdin cfare shkruajn.
Un jam me enxhi.ekonomi Prej 5 vitesh dhe me te lumtur se kurre pas fejeses sone. As nga Durresi nuk jam.Nuk keni lene njeri ne Tirane e Shqiperi pa lidhur ngatrruar me njeri tjetrin shoke,kushurinj,farefis i keni ber te dashur e dashnore...Ju pseudo gazetare qe fabrikoni lajme bazuar ne fantazite tuaja te semura pa me te voglen pergjegjesi . Zoti me bekoi me femren dhe familjen qe kam ne krah.Turpi rendon mbi juve me balten qe hidhni pertej tastjeres per gjithkend dhe cfaredo. Dy vjet qe hidhni balt mbi emrin tim dhe te familjes time dhe kurr nuk kam rreaguar por ju lutem mos kaloni kufinjte njerezore. Shpresoj te ngopeni dhe ta kuptoni qe nuk perben lajm emrin im. Nuk jam as person vip e as nuk merem me spektakle", shkruan Jurgeni.