U përfol se janë ndarë prej disa muajsh, por Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se janë më të bashkuar se kurrë, dyshja duket se jo vetëm nuk është ndarë, por po i bën gjërat gjithnjë e më serioze.
Prezantuesja dhe biznesmeni nga Kosova janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, duke shkuar në shtëpinë e Luanës.
Disa foto të çiftit janë shkrepur ditën e sotme në zonën “Kodra e Diellit”, ku Luana jeton më familjen.
Por dyshja nuk ka qenë vetëm. Siç shihet në foto, Luana dhe Krenari shoqërohen nga nëna e moderatores, Maria, e cila banon pikërisht në lagjen në fjalë.
Në fotot e publikuara nga “Story.al”, të tre ata shihen duke ecur së bashku, ndërsa nuk dihet nëse kanë qëndruar në shtëpinë e nënës së Luanës apo jo.