Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.
Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi. Mirëpo së fundmi u çuditëm kur vumë re se Luana dhe Krenari kanë fshirë njëri-tjetrin nga “Instagrami” , rrjeti social ku ishin shumë aktivë pasi shpesh shkëmbenin komente dashurie me njëri-tjetrin.
Luana ka vendosur të pushojë dhe ka udhëtuar për në Firence, nuk dihet se më kë është atje, por e vetmja gjë e sigurtë është fakti që ajo nuk është vetëm. Moderatorja seksi ka publikuar një foto ku shihet me dy persona, një femër, e cila nuk është ajo, pasi nuk duket tatuazhi i saj në gishtin e dorës së djathtë dhe personi tjetër nuk dallohet.
Me Marinën dhe Getoarin nuk është pasi reperi është i zënë me koncerte, kështu që le të presim ndonjë postim tjetër, por vështirë se Luana do të zbulojë gjë.