INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se punonte si eskortë, Bertina shpjegon eksperiencën në Dubai: ‘'Nuk do martohesha kurrë me një sheik…’’

U përfol se punonte si eskortë, Bertina shpjegon eksperiencën në Dubai: ‘'Nuk do martohesha kurrë me një sheik…’’

Publikuar më: 19:59 04-05-2019

Të gjithëve na kujtohet Bertina Mehmeti, vajza me kaçurrela të paharrueshme nga “Big Brother”.

Gjithashtu ajo ka qenë mjaft e përfolur edhe lidhjen me banorin tjetër, Erjoni, por historia e tyre mbaroi në vitin 2012, pas rreth tre vitesh bashkë.

Prej 3 vitesh, ajo ndodhej në Dubai aty ku edhe është përpjekur të nisë një jetë të re larg Shqipërisë. Por, ky fakt nuk ka shpëtuar pa paragjykime.

Bukuroshja nga Delvina e ftuar në emisionin “Top Magazine” kohë më parë, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se çfarë profesioni zhvillonte në Dubai dhe përgjigja e saj ishte mjaft kategorike:

“Kur mblidheshin me disa shoqe shqiptare në Dubai edhe për gallata, Gjithmonë i thoja shoqeve që pyetja e parë shqiptare që dikush do më bëjë do të jetë’ Bertina cfarë punë bën? Ndërsa Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë, falëminderit”

Së fundmi, ajo është rikthyer në Shqipëri dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Thumb” ka shpjeguar të gjithë eksperiencë në Dubai.

“Gjithmonë kam menduar që nuk do të kthehesha në Shqipëri. Por mesa duket, Zoti nuk ka qenë dakord. Për shkak të disa gjërave familjare, jam sërish në Shqipëri.” - zbuloi Bertina.

Ajo rrëfeu jetën e saj në Dubai, duke theksuar se kanë qenë tre vite pune të lodhshme në kompanitë ku ka qenë e punësuar, krejt e kundërta e atyre që ka lexuar për veten në media.

“Kam parë gjithmonë të përflitet “Bertina mes sheikëve, Bertina mes jetës luksoze…” Bertina punonte si indianet që ishin aty.”

“Shumica kam përshtypjen e ngatërrojnë, se kujtojnë se çdo arab është sheik. Sheik moj motër, janë këta që kanë pasuri shumë të madhe dhe vijnë nga familje mbretërore.”

Bertina tregoi gjithashtu se, ndonëse atje ndihej më pozitive sesa në Shqipëri, normat e veshjes për gratë ndikuan edhe tek ajo, duke e bërë të ndihej shpesh se ishte veshur papërshtatshëm, por ajo kurrë nuk u dorëzua. 

Ishte kjo në fakt, një prej arsyeve për të cilat s’do të bëhej dot kurrë nusja e një sheiku të pasur.

“Kushti primar që kanë sheikët që të të marrin për grua, është që të mbulohesh. Por diçka që s’do ta pranoja dot kurrë, ishte të mbulohesha.”

Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701