INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol shumë, Atdheu flet publikisht për marrëdhënien me Borën: Kam frikë…

U përfol shumë, Atdheu flet publikisht për marrëdhënien me Borën: Kam frikë…

Publikuar më: 16:30 20-10-2021

Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Këto aludime nuk kanë ndaluar, ndonëse vetë dyshja e kanë mohuar të kenë diçka mes tyre.

I ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”, Atdheu është pyetur sërish rreth kësaj teme. Ai ka sqaruar se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë.

“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër. Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë", është shprehur Atdheu.

Kujtojmë se për t'iu dhënë fund këtyre aludimeve ata e kanë hequr njëri-tjetrin dhe nga rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025079250335693