IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
U përfol si fituese, zbulohet koreografia e Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH [FOTO]

U përfol si fituese, zbulohet koreografia e Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH [FOTO]

Publikuar më: 19:31 17-12-2019

Vetëm pak ditë na ndajë nga Festivali i Këngës në RTSH dhe duket se surprizat kanë nisur të zbulohen pak e nga pak.

Para disa ditësh, u publikuan të gjitha këngët pjesëmarrëse dhe në rrjetet sociale filluan ‘bastet’ për fituesit.

Mes emrave të shumtë, vëmendjen më të madhe e kanë marrë Arilena Ara dhe Elvana Gjata.

Kjo e fundit, do të ketë një koreografi tipike shqiptare dhe këtë e ka bërë të ditur gazetari Eni Shehu.

Ai ka postuar në Instagram një video, ku Elvana e veshur mjaft sportive shihet duke dredhur shaminë e kuqe në akademinë e Albi Nakos.

Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ajo ka.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641