Efi Dhedhes dhe Romeo Veshaj kanë qenë shpesh protagonistë të aludimeve për një lidhje. E ftuar në “Më lër të flas”, së fundmi Efi iu përgjigj këtyre zërave për herë të parë.
Ajo tregoi se ka hequr nga “Instagram”-i Romeon, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje, pasi donte të shuante çdo dyshim.
Romeo: Efi mua më ka hequr nga “Instagram”-i që ta dini.
Efi: Po, mos të kemi keqkuptime fare. Në momentin që i pashë ato lajmet…
Romeo: Luzin e kuptoj pse e hoqe, po mua çne? Nuk më thoshe dot o Romeo, si mund të zgjohem në mëngjes dhe të shoh që më kanë hequr. Po patjetër se unë të kam shoqe të kam motër.
Efi: O vëllai im, vëllezërit e mi.
Donald: Mendoj që ju do të bëni sërish foto në “Instagram”.
Efi: Tani që u sqaruam do të të bëj prapë.
Donald: Do të të japi edhe like madje.