INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për një lidhje, por tani Fjolla Morina nuk duron dot më! Shpërthen me fjalë banale në mes të emisionit për ish-in e Morena Tarakut [FOTO]

U përfolën për një lidhje, por tani Fjolla Morina nuk duron dot më! Shpërthen me fjalë banale në mes të emisionit për ish-in e Morena Tarakut [FOTO]

Publikuar më: 18:37 24-05-2019

Bëri bujë në mediat rozë fotoja e këngëtares shqiptare Fjolla Morina me miliardierin iranian Sasha Sobhani, ish- i dashuri i Morena Tarakut.

Këngëtarja u filmua në shoqërinë e iranianit, ndërsa më pas u aludua për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, por kjo “shoqëri” nuk zgjati shumë dhe Fjolla i prishi raportet me Sashën, pasi ky i fundit u shpreh në Instagram se fjolla ishte vetëm një fanse.

Duket se armiqësia e tyre vazhdon ende dhe ktë e tregoi vetë këngëtarja sot në emisionin e Rudina Magjistarit, kur u pyet çfarë mendimi kishte për të.

Këngëtarja po luante lojën me emoji në emision, dhe pas çdo fotoje që shfaqej në ekran ajo duhej të bënte një reagim. Kur u shfaq fotoja e miliarderit iranian, Fjolla nuk duroi dot.

Ajo e shau ate dhe regjisë iu desh që ta censuronte fjalën që tha këngëtarja, e cila më pas kërkoi falje publikut.

Fjolla nxori edhe emojin e m*tit për të përshkruar Sashën dhe kjo u prit me humor nga moderatorja.

Disa muaj më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, këngëtarja shqiptare tregoi se e kishte takuar vetëm një herë miliarderin, të cilin e quajti mashtrues.

Nuk e dimë se përse u prishën raportet mes tyre, por tashmë presim një reagim nga Sasha.

 tqe4r5gte.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006