INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për prishje miqësie, Fjoralba Ponari flet për raportin me Nevinën [FOTO]

U përfolën për prishje miqësie, Fjoralba Ponari flet për raportin me Nevinën [FOTO]

Publikuar më: 12:27 22-06-2020

Moderatorja Fjoralba Ponari ka spikatur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, e cila në pak kohë arriti të bëhej një ndër personazhet më të dashura për publikun. Së fundmi, moderatorja iu është përgjigjur interesit të fansave në Instagram, lidhur me jetën e saj, ku ka shprehur edhe dëshirën për tu bërë nënë.

E pyetur nëse e sheh të largët ditën kur do të bëhet mama, moderatorja është shprehur: “Të jetë për dashurinë që kam për bebat që nesër…por familja është përgjegjësi e madhe dhe do disa gjëra (të paktën bazike) të jenë të kopsitura.”

fjoralba.jpg


Gjithashtu, ajo ka treguar dhe raportin që ka me Nevina Shtyllën, të cilat i kemi parë së bashku në emisionin “E diell”. “Hera e fundit që je zënë me Nevina Shtyllën dhe për çfarë”, e pyet një ndjekës , ndërsa moderatorja ia ka kthyer: “A jemi zënë ndonjëherë bashkë ne?”, duke etiketuar Nevinën.

Mesa duket dy moderatoret jo vetëm që janë mikesha edhe jashtë punës, por madje shkojnë aq mirë sa s’janë grindur asnjëherë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Fjoralba me përgjigjen e saj.

EVV.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445