Me siguri e mbani mend “sherrin” virtual mes disa repereve shqiptare si Tayna, Rina, Melinda, por edhe Fifi e cila me këngën “Habibi” sulmonte pothuajse të gjithë estradën shqiptare dhe përcillte mesazhin se muzika e tyre kishte arritur në nivele bajate.
Në “plumbat” e shumtë që Fifi lëshoi disa prej tyre ishin drejtuar edhe drejt njërës prej repereve më të reja Melindës.
“Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, thoshte Fifi duke iu referuar këngës “Lulija”.
Megjithatë, Mes vajzave tashmë duket se raportet janë për t’iu pasur lakmi.
Melinda Ademi ka publikuar së fundmi videoklipin e saj më të ri të cilin e kishte njoftuar së fundmi e fansat ishin në pritje, Kënga mban titullin "Pika pika" dhe prezent në videoklip është Teta Gjyli, një ndër personazhet më të njohur për kosovarët nga grupi Stupcat.
Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë, po ashtu edhe look-u i Melindës e cila shfaqet gjithnjë me shumë stil.
Ndërkohë edhe pse dikur sulmonin njëra-tjetrën me deklarata, Fifi e ka shpërndarë me link këngën e re të Melindës duke vulosur në këtë formë zbutjen e raporteve.