INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfshi në një aksident me makinë, reagon për herë të parë TAYNA, ja si është gjendja e saj! [FOTO]

U përfshi në një aksident me makinë, reagon për herë të parë TAYNA, ja si është gjendja e saj! [FOTO]

Publikuar më: 19:27 03-10-2019

Reperja e njohur kosovare Tayna është aksidentuar para dy netësh në një lagje të Prishtinës teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj. Sipas mediave vendase, mësohet se reperja është përplasur nga një makinë në tjetër, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Ngjarjen e ka sqaruar më pas vetë menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili është shprehur se Tayna është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se vetëm makina ka disa dëmtime. Pas kësaj ngjarje, ka reaguar vetë Tayna. Ajo ka bërë disa postime sot në Instastory, ku shprehet se i është dashur të anulojë një prej koncerteve ku fansat e prisnin me padurim që të ngjitej në skenë.

FNAS.jpg

 

Gjithashtu në një postim Tayna shfaqet duke lexuar një libër meditimi mbi vetëdashurinë, dhe duke i kushtuar vëmendje të plotë vetes pasi iu rrezikua jeta.

“Gjithçka kisha nevojë për t’u ndjerë mirë”, shprehet ajo duke konfirmuar se ka kaluar momente të vështira.

LA.png

Article Logic
Execution time: 0.0016181468963623