INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfshinë dhe Ermali me Rudinën! Pas deklaratës së Patrisit ''vëllau si shkjau'' reagon më në fund Robert Berisha: Janë disa...[FOTO]

U përfshinë dhe Ermali me Rudinën! Pas deklaratës së Patrisit ''vëllau si shkjau'' reagon më në fund Robert Berisha: Janë disa...[FOTO]

Publikuar më: 16:07 29-10-2018

Intervista e Tunës dhe Patris Berishës mbrëmjen e së shtunës shkaktoi shumë polemika dhe u komentua në mediat rozë e jo vetë,

I ftuar në ‘Xing me Ermalin’ vëllai Robert Berishës, Patrisi foli përherë të parë për deklaratën e fortë të vëllait të tij për Tunën pasi kohë më parë kishte thënë se as nuk dëshironte ta shikonte kunatën me sy.

“Vëllau si shkjau” – tha ndër të tjera Patrisi, fjalë të cilat bënë bujë të madhe në media.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëgnjesit “Rreze dielli” Robert Berisha ka reaguar për deklaratën e fortë të të vëllait. I pyetur nëse është i mërzitur për fjalëte të vëllait, këngëtari tha e mohoi kategorikisht.

“Janë disa thënie të këtij tipi në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë. Ai është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet. Nuk jam mërzitur. Unë e di të vërtetën. Di sa jemi të lidhur familjarisht ne të Berishajve. Të gjithë e dinë, madje ka disa komente aty në ‘Youtube’, njerëz që më njohin mua më herët, se çfarë kam bërë për familjen e vëllain. Të gjithë duhet të bëjmë për familjen sigurisht. Kështu që unë besoj që e vërteta gjithmonë del. Ndoshta kam bërë gabim dhe unë që kam folur, dhe ata që e kanë dhënë intervistën. Unë i uroj shumë sukses, shëndet djalit të tyre dhe me kaq të përmbyllet çdo muhabet”,-ka deklaruar më tej Roberti.

berti.png

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773