Për 9 muaj, sa zgjati sezoni i dytë i ‘’Për’puthen’’, publiku u dashurua në personazhet e shumta që hynë dhe dolën nga programi duke dhuruar momente romantike, debate e zënka nga më të ndryshmet.
Por ato që bënë bujë më së shumti padyshim janë ngjarjet e papritura dhe skandalet që shoqëruan spektaklin në këto muaj. Disa nga ato që bënë bujë ishin zënkat që degraduan edhe në konflikte fizike.
Një nga ata që ishte i përfshirë në disa sherre të tilla përshkak të të cilave edhe u përjashtua nga programi ishte Eri Aga.
Ai u përfshi në një konflikt fizik me Fatjonin.
Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.
Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë. Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik, ndërsa transmetimi u ndërpre.
Eri u përfshi edhe në një tjetër sherr të turpshëm, i cili nisi me një koment banal, pas një debati në studio me hyrjen e Dorit.
Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka ai e ka bërë për vemendje.
Por pavarësisht kësaj, Eri shkon sërish ‘të sqarohet’dhe pas kësaj sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit të TCH.
Ky sherr dërgoi në përjashtimin e të dy konkurrentëve.
E pas gjithë këtyre sherreve për të cilat edhe u përjashtua si ka vepruar Eri pas daljes nga programi?
Ka qenë një ndjekës që ka pyetur ish-konkurrentin nëse ka sqaruar sherret e ndodhura brenda.
Eri zbuloi se tashmë çdo gjë është sqaruar dhe se çdo gjë e ndodhur në program ka mbetur aty.