Jasmin Kadriu është një nga vajzat më të komentuara në “Për’puthen” për shkak të lidhjes me Andin, por jo vetëm. Ajo është gjithashtu dhe një nga konkurrentet më të bukura dhe me karakter të fortë.
Megjithatë duket se pikërisht pas ndarjes nga i riu kosovar, Jasmina ka marrë vendimin drastik.
Bukuroshja brune mendohet të jetë larguar nga programi i dashurisë dhe dyshimet i ka ngritur vetë. Jasmina ka hequr nga “bio” e llogarisë së saj në Instagram tag-un e “Për’puthen”, veprim ky që e bën çdo konkurrent kur i jep fund rrugëtimit televiziv në këtë emision.
Vlen të theksohet se ende nuk është konfirmuar ky lajm, por mbetet për t’u parë çdo ndodhë në puntatën e radhës, që u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare në vend.