Një aksident ka ndodhur në rrugën “Thoma Kalefi” pranë tregut industrial në Elbasan. Një kamioçinë ka përplasur rëndë 50-vjeçarin G.K që ka qenë duke ecur me biçikletë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku 50 vjeçari u përplas nga një kamioçinë që drejtohej nga A.P., 63 vjeç në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
Menjëherë pas aksidentit shtetasi u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.