Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Lezhë -Milot. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe shkak për këtë është bërë njëri prej automjeteve që po ecte në sens të kundërt.
Automjeti tip “Benz” me targa AA 308 KH, me drejtues mjeti shtetasin B.T., 43 vjeç, mësohet se ishte shkaktarë për këtë aksident.
Automjetet janë përplasur pranë kryqëzimit të Patokut, ku automjeti tip Benz me targa AA 308 KH, po ecte në sensin e kundërt.
Nga ana tjetër, automjeti tip “Fiat” me targa AA 935 IO me drejtuese shtetasen A.K., rreth 45 vjeçe e cila ka ndërruar jetë nisur për në Q.S.U.Tiranë.
Së bashku në automjet ishin dhe shtetaset E.Gj., rreth 38 vjeçe, E.Ç.,rreth 35 vjeçe si dhe E.M., rreth 35 vjeçe të cilat ndodhen në Q.S.U.Tiranë.
Vijojnë hetimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen edhe dy motrat e tjera të viktimës, si dhe dy të plagosurit e tjerë që ndodheshin në automjetin e dytë.