Kush ka nevojë për një bodyguard kur ke një parukiere si ajo e Nicki Minaj?
Duket se puna e saj nuk është vetëm të mbaje flokët e reperes nga Trinidad dhe Tobago në vendin e duhur, por edhe fansat gjithashtu. Në fluturimin nga New Jersey në Los Angeles, një pasagjer u përpoq të bënte foto të paautorizuar të artistes 33 vjecare, cka rezultoi të ishte një vendim i pamenduar mirë. Aq mjaftoi që parukieria e Nickit të cohej nga vendi i saj dhe t’ia merrte celularin me pahir, duke e konfiskuar. Më pas ajo fshiu të gjithë fotot nga celulari, jo vetëm duke rregulluar dëmin, por edhe duke lëshuar një sinjalë të qartë. Mos bëni provë të fotografoni Nickin!